Lajme nga Bota

Travel Bubble: Strategjia mes Zelandës së Re dhe Australisë për udhëtimet pa karantinë

Travel Bubble: Strategjia mes Zelandës së Re dhe Australisë

Banorët e Australisë dhe Zelandës së re do të jenë në gjendje të udhëtojnë mes dy vendeve pa qenë e nevojshme të karantinohen. Vendimi hyn në fuqi nga data 19 Prill, njoftuar nga kryeministrja Jacinda Ardern.

Nga muaji tetor, udhëtarët e Zelandës së Re janë lejuar të hyjnë në shumicën e shteteve australiane pa karantinë, por ky nuk është një rregull i vendosur në mënyrë reciproke. Megjithatë vlen të theksohet se dy vendet kanë arritur të menaxhojnë pandeminë dhe kanë mbajtur nivelet e infektimit pothuajse në zero.

Vendet mbyllën kufijtë në mars të vitit të kaluar dhe imponuan karantinë me detyrim për të gjithë shtetasit që ktheheshin në vendet e tyre.

Kjo strategji mes dy vendeve quhet ‘Udhëtimet Bubble’. Pavarësisht kritikave se kjo mund të shkaktojë rritje të të infektuarve, kryeministrja Ardern tha:

"Unë nuk shoh ndonjë vend tjetër në botë që po aplikon një strategji për t'i mbajtur vendet e tyre plotësisht pa Covid, ndërsa hapen për udhëtime ndërkombëtare midis njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që në një farë mënyre, ne jemi liderë në botë".

Ndërsa kryeministri australian Scott Morrison e mirëpriti vendimin e Ardern, ndërsa vuri në dukje se kufiri i vendit të tij ishte i hapur për Zelandën e Re prej gati gjashtë muajsh. Australia ka regjistruar 909 vdekje që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Zelanda e Re ka raportuar vetëm 25.

Sipas kësaj strategjie, vendet vendosin ‘zonën e gjelbër’ mes tyre.

Pasagjerët që udhëtojnë në Zelandën e Re do të duhet të kenë kaluar 14 ditë para fluturimit në Australi. Ekipet e linjave ajrore duhet të kenë punuar vetëm në linja me rrezik të ulët.

Ata me simptoma të ftohjes ose gripit nuk do të lejohen të udhëtojnë dhe të gjithë udhëtarët duhet të mbajnë maska ??dhe t'u japin detaje autoriteteve të Zelandës së Re se ku do të qëndrojnë. Mund të shtohen edhe kushte të tjera, përfshirë testimin para nisjes për njerëzit nga zonat më të prekura nga Covid.

*Tiranapost.al.