Lajme nga Bota

Tre viktima nga moti i keq në Greqi

Tre viktima nga moti i keq në Greqi

Të paktën tre persona kanë humbur jetën për shka të shirave të rrëmbyer dhe stuhisë që solli përmbytje në ishullin grek të Evias. Mësohet se viktimat janë dy të moshuar dhe një fëmijë, të ciëlt u gjetën në shtëpitë e tyre të përmbytura në ishullin në verilindje të Athinës. Autoritetet aktualisht po kërkojnë pasi dyshohet për një viktimë të katërt.

Tre viktima nga moti i keq në Greqi

Qindra thirrje janë regjistruar në departamentin e mbrojtjes pasi banorëve u janë përmbytur shtëpitë. Për shkak të motit transporti në zonë u ndërpre. Nga zyra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis u tha se situata po mbikëqyret nga afër.

Tre viktima nga moti i keq në Greqi

Stuhitë jo në pak raste kanë marrë jetë njerëzish në Greqi. Në vitin 2017 24 njerëz humbën jetën pasi përmbytjet goditën qytetin e Mandras në perëndim të Athinës gjatë muajit nëntor. Ndërsa në korrik të vitit të kaluar 7 persona humbën jetën nga stuhia e ashpër në Greqinë Veriore.