Lajme nga Bota

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit, arsyeja pse u nda nga Grimes

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

Pas Jeff Bezos dhe Bill Gates, edhe miliarderi Elon Musk i jep fund lidhjes me partneren e saj prej tre vitesh. Megjithatë Elon Musk dhe këngëtarja Claire Elise Boucher, me emrin e artit Grimes do të ruajnë marrëdhëniet pasi kanë edhe një djalë 16 muajsh.

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

Themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka konfirmuar ndarjen duke përmendur punën më orë të zgjatura dhe distancën si shkakun kryesor: "Në jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin. Shihemi shpesh dhe jemi në një marrëdhënie të shkëlqyer. Ishin oraret e punës ato që na mbanin larg. Kryesisht puna ime në SpaceX dhe Tesla, kërkojnë që unë të jem kryesisht në Texas ose të udhëtoj jashtë shtetit, ndërsa puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Megjithatë ne mbetemi shumë miqësorë me njëri tjetrin”.

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

Elon dhe Grimes 33 vjeç u shfaqën bashkë dy javë më parë në New York, në Met Gala. Grimes tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj futuristike të fymëzuar nga Iris van Herpen. Ndërsa ish partneri i saj 50 vjeçar iu bashkua pak më vonë. Të nesërmen ata u larguan nga qyteti. Në muajin gusht çifti bënë pushimet në Firence, ku shijuan udhëtimin privat në Uffizi Galleries, dhe darkat në restorantin Buca Mario. Elon u lidh me Grimes në maj të vitit 2018.

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

Elon Musk ka qenë i martuar tri herë më parë. Gruaja e parë ishte autorja Justine Wilson.

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

Gruaja e dytë ishte aktorja britanike Talulah Riley, me të cilën u nda dhe u rimartua, në vitin 2010 dhe u nda dy vite më vonë. U martua sërish me të në vitin 2013 dhe më pas u nda në vitin 2016.

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

Ai pati edhe një lidhje me Amber Heard rreth një vit, para se të ndahej me të dhe të njihej me Grimes.

Tre herë i martuar, por Elon Musk nuk i ecën as me të fundit,

*Tiranapost.al.