Lajme nga Bota

Tre viktima nga koronavirusi në Itali: Rriten rastet me të infektuar, mjekët s’po gjejnë pacientin zero

Tre viktima nga koronavirusi në Itali: Rriten rastet me të infektuar,

Numri i të infektuarve me koronavirusin Covid-19 në Itali po rritet orë pas ore. Mediat italiane raportojnë për një viktimë të tretë, një grua e moshuar e cila ishte shtruar në spital, por nuk i mbijetoi dot virusit. E moshuara ishte shtruar në spitalin onkologjik të Cremona-s, ku përveçse ishte prekur nga koronavirusi, kishte situatë të komplikuar shëndetësore. Dje humbën jetën një burrë 78 vjeç dhe një grua 67 vjeçe.

Tre viktima nga koronavirusi në Itali: Rriten rastet me të infektuar,

Deri më tani numërohen 150 të prekur, ndërsa 154 të tjerë presin përgjigjet e analizave.

Virusi ka mbërritur edhe në Venecia, ku u vendos të pezullohen Karnavalet. Një 17 vjeçar banor në një qytet të Valtellina-s që studion në institutin bujqësor Codogno rezultoi pozitiv. Në Monza ka një pacient në kujdes intensiv. Një pacient në San Raffaele në Milano doli gjithashtu pozitiv. Vizitat e të afërmve dhe miqve të pacientëve janë të ndaluara, pasi ata janë të vendosur në repartet e kujdesit intensiv.

Tre viktima nga koronavirusi në Itali: Rriten rastet me të infektuar,

Italia Veriore është blinduar, Lombardia dhe Veneto kanë mbyllur shkollat dhe janë pezulluar të gjitha aktivitetet.

Tre viktima nga koronavirusi në Itali: Rriten rastet me të infektuar,

Ndërkohë mjekët janë në ‘gjueti’ për të gjetur pacientin zero, pasi pa identifikimin e tij, është shumë e vështirë për të parashikuar dhe ndaluar përhapjen.

Tre viktima nga koronavirusi në Itali: Rriten rastet me të infektuar,