Tregoi betejën me Covid nga shtrati i spitalit dhe dha disa mesazhe ndërgjegjësimi, vdes komediani

Pasi dokumentoi me video përvojën e tij me COVID-19 nga shtrati i sipitalit, komediani nga në Los Anxhelos ka humbur jetën.
Joe Luna, i cili njihej me emrin Joe El Cholo vdiq në 23 nëntor, vetëm disa ditë pasi filloi të ndante përditësime për gjendjen e tij në Instagram.
38-vjeçari fillimisht foli për diagnozën e tij me koronavirus në një postim të 21 nëntorit, duke shkruar disa mesazhe ndërgjegjësimi, "Uau, kjo nuk është shaka dhe veçanërisht nëse jeni diabetikë”.
Në video 38-vjeçari tregonte se ishte përballur me simptoma "të tmerrshme", të cilat përfshinin dhimbje gjoksi, dhimbje stomaku, lëkundje të pakontrollueshme dhe humbje të shijes.
Ai tregon gjithashtu se fëmijët dhe e dashura e tij u infektuan me koronavirus, megjithëse simptomat e tyre nuk ishin aq të forta.
"Kur dëgjoja njerëzit të flisnin për atë që COVID u bëri, gjithmonë dyshoja se ishte aq keq. Unë jam në këtë luftë tani dhe jam një diabetik. Është e tmerrshme djema", thotë ai në video përmes një maske oksigjeni. "Pneumonia ime u përkeqësua shumë. Gjithçka po vjen në rënie."
View this post on Instagram
Para vdekjes së tij, komediani interpretoi në klube e lokale të njohura si The Ice House dhe The Improv Theatre.
*Artikulli i marrë nga Health. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.