Lajme nga Bota

Trekëndëshi i dashurisë mund të jetë arsyeja e vrasjes së çiklistes elitare, 25 vjeç

Trekëndëshi i dashurisë mund të jetë arsyeja e vrasjes

Një ngjarje e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave botërore. Moriah Ëilson, çikliste elitare, kampione, me 10 kupa të fituara vitin e fundit, u vra në shtëpinë e shoqes së saj.

Çiklistja e njohur si Mo, sapo kishte darkuar me ish-të dashurin e saj çiklistin Colin Strickland. Ai e kishte përcjellë deri në derën e shoqes së saj dhe pak minuta më vonë, policia ka marrë njoftimin se një vrasje ka ndodhur.

Trekëndëshi i dashurisë mund të jetë arsyeja e vrasjes

Mo dhe Colin ishin ndarë prej një viti, por lidhja e tyre ishte shndërruar në miqësi të ngushtë. Këtë thotë ai në dëshminë e tij në polici. Kurse e dashura e tij Kaitlie Armstrong nuk mendonte kështu. Ajo ishte vazhdimisht xheloze për këtë miqësi dhe tashmë ështe e dyshuara kryesore e kësaj vrasjeje.

Trekëndëshi i dashurisë mund të jetë arsyeja e vrasjes

Makina e saj, ose një e ngjashme është filmuar nga kamerat e sigurisë, pak minuta para se të ndodhta ngjarja, përpara shtëpisë ku Mo po qëndronte. Armstrong aktualisht është arratisur dhe policia nuk ka mundur ka lokalizojë.

Colin shprehet i tronditur se i duket e pabesueshme që është përfshirë padashur në një situatë kaq tragjike.

Ai tha se kishte një marrëdhënie të shkurtër romantike me Mo, nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit 2021, ndërsa ai ishte ndarë nga Armstrong.

Colin dhe Armstrong u pajtuan dhe rifilluan marrëdhënien e tyre rreth një muaj më vonë. Marrëdhënia e tij me Mo më pas u bë 'platonike dhe profesionale' dhe ai e konsideronte atë një 'shoqe të ngushtë'. Kështu u shpreh.

Kurse një dëshmitar për policinë ka thënë se Armstrong besonte se marrëdhënia romantike e Colin dhe Mo po vazhdonte që prej janarit të 2022-shit. Colin e ka pranuar në polici se u përpoq të fshihte nga Armstrong komunikimet e tij me Mo duke ndryshuar emrin e saj në telefonin e tij dhe duke fshirë mesazhet.

Armstrong kishte kontaktuar me Mo disa herë dhe i kishte thënë të qëndronte larg të dashurit të saj. Kurse familja e Mo-së thonë se vajza e tyre kohët e fundit nuk ishte në asnjë lidhje romantike.