Treni që transportonte etanol shpërthen në flakë në Minesota, evakuohen banorët

E Enjte 30 Mars 2023, 19:07
TiranaPost
Një tren që transportonte etanol doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë në Minesota, SHBA herët të enjten.
Banorët aty pranë u urdhëruan të evakuonin shtëpitë e tyre, thanë autoritetet.
Treni BNSF doli nga shinat në qytetin e Raymond, rreth 100 milje në perëndim të Minneapolis, rreth orës 1 të mëngjesit.
Zyrtarët shtetërorë dhe federalë thanë se nuk janë gjetur nivele të dëmshme të kimikateve toksike në ajër ose ujë, por banorët mbeten të shqetësuar.