Lajme nga Bota

Tronditet qeveria e Boris Johnson! Dy ministra të rëndësishëm japin dorëheqjen

Tronditet qeveria e Boris Johnson! Dy ministra të

Dy ministra kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar dhanë dorëheqjen brenda pak minutash nga njëri-tjetri të martën në mbrëmje, si një goditje e madhe ndaj kryeministrit Boris Johnson.

Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se kishte humbur besimin te Johnson.

Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, kancelari i thesarit - ose ministër i financave – dha dorëheqjen gjithashtu.

Johnson ka lëvizur shpejt për të zëvendësuar Javidin me Shefin e Stafit të Downing Street, Steve Barclay, ndërsa ministri i arsimit Nadhim Zahaëi do të zëvëndësojë Sunak, konfirmoi zyra e kryeministrit të martën mbrëma.

Ai u ka dërguar gjithashtu letra të dy ish-ministrave, duke ju thënë se do t’i mungojnë shumë.

Dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë të partisë Konservatore pasuan dy ato të profilit të lartë. Nënkryetari i partisë Bim Afolami dha dorëheqjen gjatë një interviste televizive, ndërsa deputeti konservator, Andreë Murrison dha dorëheqjen si i dërguari tregtar i Johnson. Disa ndihmës parlamentar kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen.