Lajme nga Bota

Trump: Admirimi për Mangione, vrasësin e CEO-s së kompanisë të kujdesit shëndetësor, është sëmundje

Trump: Admirimi për Mangione, vrasësin e CEO-s së kompanisë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se admirimi për vrasësin e dyshuar të CEO të United Healthcare është 'një sëmundje'.

“Kjo është vërtet e tmerrshme sesi disa njerëz e admirojnë atë. Megjithatë më erdhi mirë që ky nuk ishte një rast i izoluar, është në fakt një sëmundje. Pra ky pëlqim lidhet me një sëmundje specifike. E tmerrshme, sa gjakftohtë, si vrau me aq gjakftohtësi dhe njerëzit e admirojnë atë djalë. Kjo është vërtet sëmundje. Madje as nuk e besoj dot që të jetë i vërtetë ky admirim. Mund të jetë edhe fake neës. Nuk e kuptoj”, tha Trump.


Luigi Mangione, një 26-vjeçar është akuzuar për vrasjen me armë zjarri të CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, në qytetin e Nju Jorkut.

Trump: Admirimi për Mangione, vrasësin e CEO-s së kompanisë

Luigi Mangione u arrestua në një McDonald's në qytetin Altoona, Pensilvani, pasi një klient në një dyqanin e ushqimit të shpejtë e njohu atë.

Autori kishte me vete një armë, silenciator, ID të shumta false, Ai ishte i diplomuar në Ivy League.

Hetuesit e Nju Jorkut e akuzuan Mangione për vrasje dhe katër akuza të tjera, përfshirë akuzat për armë zjarri.