Lajme nga Bota

Trump akuzohet për nxitjen e sulmeve në Capitol Hill,  FBI paralajmëron protesta të armatosura

Trump akuzohet për nxitjen e sulmeve në Capitol Hill,  FBI

Donald Trump po përballet me fajsimin e dytë historik pasi Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e akuzuan zyrtarisht për "nxitje të kryengritjes" për trazirat në Capitol Hill.

Pesë persona humbën jetën gjatë sumeve javën e kaluar, duke përfshirë një oficer policie. Trump nxiti trazira duke u thënë mbështetësve të tij të "luftonin si ferr" për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve ku u shpall fitues kundërshtari i tij Joe Biden. Pamjet video kanë treguar se pati një konfrontim potencialisht vdekjeprurës të turmës me anëtarët e Kongresit.

Të hënën, zyrtarët e sigurisë u përpoqën të siguronin që inaugurimi i Biden javën e ardhshme nuk do të dëmtohej nga dhuna e mëtejshme.

Shërbimi Sekret i SHBA do të fillojë të kryejë organizimet e tij të posaçme të sigurisë për inaugurimin këtë të Mërkurë, gati një javë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, edhe pse të hënën pasdite sekretari i përkohshëm i sigurimit të vendit, Chad Ëolf, dha dorëheqjen papritur.

Më parë, ABC Neës tha se kishte marrë një buletin të brendshëm të FBI-së, i cili detajonte planet për "protesta të armatosura" dhe bën thirrje për "sulmimin" e gjykatave të shtetit, lokale dhe federale dhe ndërtesave në të gjithë vendin nëse Trump do të hiqej nga posti i presidentit para kohe.

Në Capitol Hill, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të hënën se do të vijonte me fajësimin e Trump nëse Zëvendës-Presidenti Mike Pence nuk e largon atë nga detyra sipas ndryshimit të 25-të të kushtetutës së SHBA.

"Kërcënimi i presidentit ndaj Amerikës është urgjent dhe po kështu do të jetë veprimi ynë," tha ajo në një deklaratë.

Siç pritej, Republikanët të hënën bllokuan një përpjekje për të miratuar, me pëlqim unanim, një rezolutë jo-detyruese që i bën thirrje Pence të ndërhyjë dhe t'i heqë Trump pushtetin e tij. Kjo çon në një votim të plotë mbi masën të martën. Demokratët janë të bindur se masa do të kalojë.

Një klauzolë në ndryshimin e 25-të, e cila nuk është thirrur asnjëherë më parë, përshkruan se si anëtarët e kabinetit mund të bien dakord për të hequr një president në rrethana ekstreme. Pence, një besnik i vendosur deri në kulmin i përpjekjes së Trump për të përmbysur zgjedhjet, nuk ka sinjalizuar asnjë qëllim për t'u bashkuar me një veprim të tillë.

Nëse Pence refuzon të veprojë brenda 24 orëve nga kalimi i masës dhe Trump ende nuk ka dhënë dorëheqjen, Pelosi është zotuar se do të fillojë procedurat e fajësimit.

Që nga sulmi në Capitol Hill në SHBA, presidenti është tërhequr nga syri i publikut dhe është ndaluar nga rrjetet sociale Facebook dhe Twitter dhe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden në 20 Janar.

Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.