Trump do të kandidojë për president në 2024-ën: Shihemi!

Donald Trump dëshiron të kandidojë përsëri për president në vitin 2024. Deklarata e tij u bë gjatë një feste me dhjetëra politikanë të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë, pa maska.
Trump tha se kanë qenë katër vite mahnitëse në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar: "Ne po përpiqemi të bëjmë edhe për katër vjet. Përndryshe, do të të shoh kandidimin pas katër vjetësh. Shihemi pas 4 vitesh”.
Donald Trump largohet zyrtarisht nga zyra me datë 20 janar, pasi do të betohet Joe Biden dhe do të zhvendoset në Zyrën Ovale. Në videon e publikuar nga mediat, Trump dëgjohet duke përsëritur akuzat për manipulim të zgjedhjeve.
Por QWilliam Barr, prokurori i përgjithshëm dhe i afërt me Trump ka deklaruar se Departamenti i Drejtësisë nuk ka zbulzar asnjë provë të manipulimit zgjedhor, që të mund të ndryhsojë vendimin.
‘Sigurisht që është një vit i pazakontë. Ne fituam zgjedhjet. Por atyre nuk u pëlqen kjo. Unë i quaj zgjedhje të manipuluara dhe gjithmonë do them kështu”.
*Metro/ Tiranapost.al.