Lajme nga Bota

Trump fajëson Biden dhe Obamën për aksidentin ajron me 67 viktima në Uashington

Trump fajëson Biden dhe Obamën për aksidentin ajron me 67 viktima

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas aksidentit ajror me 67 viktima në Uashington duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe nuk duhet të kishte ndodhur. Trump më pas sulmoi Barack Obamën dhe Joe Biden, duke thënë se ata kanë dobësuan sigurinë në udhëtimet ajrore.

“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar. Si komb ne vajtojmë për çdo shpirt të çmuar që na është marrë kaq papritur. Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë aksident, por ne kemi disa mendime dhe ide shumë të forta. Unë e vendos sigurinë mbi të gjitha. Obama, Biden dhe demokratët e vënë politikën në radhë të parë. Ata e çuan politikën në një nivel që askush nuk e ka parë më parë. Politika e tyre ishte e tmerrshme”, tha Trump.