Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i jep fund bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi ndërpreu financimin e saj.
Vendimin e mori fillimisht pas akuzave se OBSH se nuk e trajtoi si duhet çështjen e pandemisë së koronavirusit dhe mbajti anën e Kinës, duke e bërë situatën më të lehtë sesa ishte në të vërtetë.
“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi që të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës, ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për koronavirusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump.