Lajme nga Bota

Trump i kujton djalin e vdekur, Biden e quan ‘kloun’. Debati i ashpër mes kandidatëve për president

Trump i kujton djalin e vdekur, Biden e quan ‘kloun’. Debati i

Është zhvilluar një nga debatet më të ashpra të kandidatëve për president të Amerikës. Për 90 minuta Donald Trump dhe Joe Biden kanë diskutuar dhe sulmuar njëri-tjetrin në jo pak momente.

Trump i kujton djalin e vdekur, Biden e quan ‘kloun’. Debati i

Trump i kujtoi djemtë e tij dhe favoret që ata kishin përfituar gjatë kohës që babai Biden ishte zv.president. Ai i quajti humbës pinjollët e Biden, kurse ky i fundit e kundërshtoi duke e quajtur kloun e duke renditur gjithë arritjet e djalit të tij të vdekur, Beau Biden.

Trump e mohoi t`i ishte referuar Beau. Ai u shpreh se nuk e njihte fare djalin e vdekur të Biden, por i referohej Hunter, djalit të vogël të tij të vogël. Trump i kujtoi problemet e tij me drogën, kurse Biden u shpreh se Hunter i ka lënë pas ato kohë dhe tashmë është krenar për të.

Biden, gjatë diskutimit, e ka akuzuar Trump se ka përfituar nga pozicioni i tij për të mos paguar shumë taksa. Sipas Biden, Trump ka paguar më pak taksa se një mësues.

“Ti je presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”, i është drejtuar Joe Biden.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të mbahen në 3 nëntor të këtij viti.

*Burimi New York Times