Lajme nga Bota

Trump la një shënim për Biden para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë

Trump la një shënim për Biden para se të largohej nga

Presidenti Donad Trump i la një shënim pasardhësit të tij, Joe Biden para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

CNN shkruan se ende nuk dihet përmbajtja e letrës.

Por një nga traditat moderne të Ditës së Inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është që t'u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira.

Kjo zakonisht lihet në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale.

Donald Trump u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president. Ai uroi administratën e re, por nuk përmendi në asnjë moment presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Artikulli i marrë nga CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.