Lajme nga Bota

Trump lançon platformën paralele të Twitter dhe i ka gjetur emrin tërheqës

Trump lançon platformën paralele të Twitter dhe i ka gjetur

Në një botë teknologjike dhe app-esh asgjë nuk është më e pamundur. Twitter i mbylli llogarinë Donald Trump pas mesazheve nxitëse për dhunë me Capitol Hill, ku pamjet çuditën botën me një Amerikë që nuk ish parë në atë gjendje.

Por Trump, ka gjetur një mënyrë tjetër për të folur dhe ka krijuar Twitter-in e vet parallel, me emrin joshës.

Platforma është “Truth Social”, kurse Trump bën thirrje “Follow The Truth”, pra “Ndiqni të vërtetën”.

“Unë krijova TRUTH Social dhe TMTG për t'i bërë ballë tiranisë së Big Tech. Ne jetojmë në një botë ku talebanët janë shumë të pranishëm në Twitter, por presidentit tuaj të preferuar amerikan i është mbyllur goja. Kjo është e papranueshme”, tha Trump për Financial Times.