Lajme nga Bota

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden

Presidenti i SHBA Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të Mërkurën në mëngjes, pak para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andrews, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti kjo sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht.

Zyrtarët po konsiderojnë mbatjen e një aktiviteti të menduar mirë që do të ketë ndjesinë e një vizite shtetërore, ku do të jetë shtruar një tapet i kuq, do të ketë roje e bandë ushtarake si dhe shoqëruar me 21 të shtëna armësh, detaje këto që janë në diskutim e sipër.

Trump ka njoftuar ditë më parë se nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e Biden, duke bërë një prishje historike e traditës. Presidenti ende në detyrë kaloi muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për vjedhje të votave në një përpjekje për të delegjitimuar presidencën e Biden. Ndërkohë zëvendëspresidenti Mike Pence do të marrë pjesë në vend të tij në inagurimin e Biden si presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Artikulli i marrë nga CTV News, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.