Lajme nga Bota

Trump mban për herë të parë maskë: Nuk jam kundër saj, por ka një vend dhe një kohë kur duhet

Trump mban për herë të parë maskë: Nuk jam kundër

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shfaq për herë të parë me maskë në publik, që nga fillimi i pandemisë koronavirus.

Ai zhvilloi një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të bluzave të bardha.

"Nuk kam qenë kurrë kundër mbajtjes së maskës, por besoj se ka një kohë dhe një vend ku duhet mbajtur", tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump mban për herë të parë maskë: Nuk jam kundër

Trump ishte shprehur më parë se nuk do ta mbante kurrë maskën dhe madje kishte bërë shaka me rivalin demokrat, Joe Biden, për këtë gjë.

Por të shtunën ai tha: "Mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga operacioni, mendoj se është një gjë e shkëlqyer të vendosni një maskë”.

Trump mban për herë të parë maskë: Nuk jam kundër

Ndryshimi i tonit nga Presidenti vjen pasi SHBA regjistroi 66.528 raste me koronavirus të shtunën, një rekord i ri ditor./ Burimi BBC