Lajme nga Bota

Trump: Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok

Trump: Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një dalje për mediat se kompania Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, duke shtuar se do të dëshironte të shihte një betejë ofertash për këtë aplikacion.

Kompania e teknologjisë, Microsoft dhe as ByteDance nuk ka komentuar për këtë pohim të Trumpit.

TikTok, që ka afër 170 milionë përdorues amerikanë, përkohësisht u ndalua para se ligji që i kërkon pronarit kinez, ByteDance, ta shiste ose do të ndalohej në Shtetet e Bashkuara të hynte në fuqi më 19 janar.

Pasi mori mandatin e presidentit më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar shtyrjen për 75 ditë të zbatimit të ligjit, i cili thirret në shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Trump tha javën e kaluar se ai ishte duke biseduar me disa njerëz lidhur me blerjen e TikTok-ut dhe do të dëshironte që vendimi për të ardhmen e aplikacionit popullor të merrej brenda 30 ditësh.

Më 2020, Microsoft ishte ofertuesi kryesor, por bisedimet për blerjen e aplikacionit dështuan.