Lajme nga Bota

Trump mund të jetë i pasur, por kur merr para borxh harron t`i kthejë

Trump mund të jetë i pasur, por kur merr para borxh harron t`i

Kevin McKay ka punuar për disa vite si truprojë e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump. Ai ka treguar së fundmi se sa sfilitëse ishte puna me të, se sa i shkatërruar ndihej ato kohë dhe peng i ka mbetur një borxh që Trump i ka.

“Ai ende më ka borxh para borxh për ca hamburger McDonald’s që i bleva. Ai më tha se do të m`i jepte, por nuk e bëri kurrë. Kur punoja për të, vazhdoja të mendoja se ai do të thoshte, ‘Kevin, ja merri paratë që të kam borxh’, por kjo nuk ndodhi kurrë”, tregon Kevin.

Dhe po, historia mund të mos ketë ndonjë rëndësi të madhe për këdo që e dëgjon, duke qenë se bëhet fjalë për vetëm 130 dollarë. Po korrektësia ku mbeti?