Lajme nga Bota

Trump nominon Amy Coney Barrett për gjyqtare në Gjykatën Supreme: Grua me arritje të pashembullta

Trump nominon Amy Coney Barrett për gjyqtare në Gjykatën Supreme:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar Amy Coney Barrett, për gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Në fjalën e tij nga Shtëpia e Bardhë, Trump e përshkroi atë “grua me arritje të pashembullta”.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, gjyqtarja konservatore Barrett do të zëvendësonte në Gjykatën Supreme gjyqtaren liberale, Ruth Bader Ginsburg, që vdiq më 18 shtator.

Nominimi i Barrett vjen pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe nëse merr miratimin nga Senati, atëherë në Gjykatën Supreme do të kishte një shumicë të gjyqtarëve konservatorë.

Pas vdekjes së Ginsburg, Trump bëri të qartë se do të emëronte një grua për vendin e saj. Barrett ishte prej kohësh e preferuara e tij.

Gjykata Supreme në Amerikë është një institucion drejtësie, I cili merr vendime të rëndësishme për çështje të ndryshme, përfshirë për të drejtat e abortit, kujdesin shëndetësor, ligjet e armëve, lirinë fetare, migracionin dhe lirinë e shprehjes.

Ginsburg, Trump bëri të qartë se do të emëronte një grua për vendin. Barrett ishte favoriti i hershëm dhe i vetmi që u takua me Trump.