Lajme nga Bota

Trump nuk flet me doktor Faucin që në qershor: Çfarë ka ndodhur?

Trump nuk flet me doktor Faucin që në qershor: Çfarë ka

Ekspertët e shëndetit publik në Amerikë kanë kritikuar Shtëpinë e Bardhë pasi po sulmohet doktori dhe eksperti kryesor në pandeminë e koronavirusit, Anthony Fauci. Shkencëtarë dhe politikanë demokratë kanë thënë se është e rrezikshme për administratën e Trump që të nënvlerësohet një ekspert i sëmundjeve infektive dhe të mos dëgjohen këshillat e tij, në një kohë kur rastet me të infektuar kapin rekorde ditore.

The Post publikoi pak ditë më parë një artikull ku tregonte se presidenti Trump dhe doktor Fauci kishin përkeqësuar marrëdhënien e tyre dhe se nuk kishin komunikuar bashkë që nga fillimi i qershorit dhe shkak kanë qenë sugjerimet e ekspertit që nuk janë mbështetur nga presidenti. Akademikë dhe studiues të shumtë janë mbledhur për të mbrojtur doktorin. ‘Është tronditëse’, thotë Janis Orloëski, shefi i kujdesit shëndetësor, duke shtuar: ‘Kur fillon dhe diskretiton shkencëtarë si Fauci që është thesar kombëtar, do të thotë se të gjithë futemi në telashe’.

Shkencëtarët thonë se disa nga deklaratat e Faucit janë nxjerrë jashtë kontekstit nga Shtëpia e Bardhë, ose nuk janë pasqyruar të plota pas mbledhjeve. Fauci ka thënë se vazhdimisht se shkencëtarëve u mungon informacioni i mjaftueshëm për virusin për të qenë të saktë në deklaratat që nxjerrin dhe se ato ndryshojnë sipas zhvillimeve, të cilat duhet të bëhen në kohë reale të aksesueshme për të gjithë amerikanët.

Doktor Fauci është një prej ekspertëve i cili këshillon që vendet me rritje të rasteve me të infektuar të rimbyllen sërish. Por presidenti Trump ka thënë se vdekje dhe të infektuar do ketë, por ekonomia nuk mund të ngrijë! /Washington Post/