Lajme nga Bota

Trump sulmon Biden: Nuk ka Covid, por demencë! Të transferohet në azil

Trump sulmon Biden: Nuk ka Covid, por demencë! Të transferohet në

Donald Trump ka sulmuar përsëri Joe Biden për gjendjen e tij të përgjithshme fizike. Në rrjetin e tij social ‘Truth’, ish-presidenti amerikan shkruan se Biden nuk ka Covid, por demencë, një sëmundje që prek aftësitë intelektuale dhe sociale.

“Mjekët e kanë gabuar diganozën. Biden nuk ka Covid, i njohur ndryshe si virusi i Kinës, por çmenduri senile", shkruan ish-presidenti i cili është pothuajse në të njëjtën moshë me presidentin aktual të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin e tij social “Truth”.

"Joe mendoj se duhet të zhvendoseni me kohë të pjesshme në një nga ato shtëpitë e bukura të të moshuarve në Wisconsin, ku gati 100% e banorëve, për mrekulli dhe për herë të parë në histori, kishin forcën dhe energjinë për të votuar, edhe nëse ato vota ishin hedhur në mënyrë të paligjshme. Shërohu shpejt Joe!”, shkroi Trump, duke përsëritur për të disatën herë akuzat për mashtrim në zgjedhjet e 2019-ës të fituara nga Biden.