Lajme nga Bota

Trump paralajmëron tarifa BE-në dhe Kinën nga 1 shkurti

Trump paralajmëron tarifa BE-në dhe Kinën nga 1 shkurti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është zotuar të martën se do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian dhe Kinës.

Ai ka thënë se administrata e tij po shqyrton një tarifë ndëshkuese prej 10 për qind ndaj importeve kineze, sepse fentanili po dërgohet nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë.

Tregjet financiare dhe grupet tregtare shijuan përkohësisht qetësinë të martën, por komentet e tij të fundit theksuan dëshirën e Trumpit për tarifa më të gjera dhe një afat të ri – 1 shkurt – për tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe tarifa ndaj Kinës dhe BE-së.

Presidenti amerikan ka thënë se BE-ja dhe vendet e tjera kanë, po ashtu, tregti të çekuilibruar dhe shqetësuese me SHBA-në.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne”, është shprehur Trump, duke përsëritur komentet e bëra të hënën. “Do të ketë tarifa për ta. Kjo është e vetmja mënyrë... do të ketë barazi”.

Trump ka thënë të hënën se po konsideronte vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës, përveç nëse ato ashpërsojnë masat ndaj trafikimit drejt SHBA-së të emigrantëve ilegalë dhe të fentanilit, përfshirë kimikalet përbërëse nga Kina.