Lajme nga Bota

Trump pengon punësimin e të huajve në SHBA

Trump pengon punësimin e të huajve në SHBA

Urdhri i ri që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Trump, ka nxjerrë synon të mbrojë punonjësit amerikanë, duke penalizuar ata të huaj.

Urdhri ekzekutiv që nënshkroi këtë të hënë detyron agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse po zëvendësohen punëtorët e kualifikuar amerikanë me njerëz nga vende të tjera me kosto më të ulët.

Presidenti Trump tha se kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga njoftimi i Autoritetit të Luginës së Tenesisë për transferimin e 20% të fuqisë së saj punëtore të sektorit të teknologjisë tek kompanitë e bazuara në vende të tjera, duke përdorur programin e vizave H-1B.

“Nëse tradhtoni punëtorët amerikanë, do të dëgjoni dy fjalë: “Jeni të shkarkuar””, tha Trump.