Lajme nga Bota

Trump u hedh mbështetësve maskën: Jam imun ndaj Covid, dua t’iu puth të gjithëve!

Trump u hedh mbështetësve maskën: Jam imun ndaj Covid, dua

Presidenti Donald Trump shënoi kthimin e tij në fushatë duke hedhur maska ??në turmën e mbështësve gjatë tubimit në Florida.

Ai e quajti pandeminë e koronavirusit një 'festë dashurie', deklaroi se ai ishte sërish 'imun,' dhe tha se donte të puthte të gjithë mbështetësit e tij.

Trump u hedh mbështetësve maskën: Jam imun ndaj Covid, dua

“Unë e kalova atë, tani ata thonë se jam imun,' tha Trump në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlando Sanford.

'Ndihem kaq i fuqishëm, sa do të hyj në atë audiencë. Do të eci atje, do të puth të gjithë në atë audiencë. Unë do të puth djemtë dhe gratë e bukura, të gjithë, thjesht do t’iu jap një puthje të madhe' ka shtuar ai.

Trump u hedh mbështetësve maskën: Jam imun ndaj Covid, dua

Presidenti i cili shënoi rikthimin e tij zyrtar në fushatë pas betejës me koronavirusin, hodhi maskën ??drejt turmës ndërsa ecte në skenë.

"Është mirë që të kthehem në shtetin e lindjes, Florida për të bërë kthimin tim zyrtar në fushatë," i tha ai një turme mbështetësish kryesisht pa maska. 'Unë isha aq energjik nga lutjet tuaja’, ka shtuar Trump.