Trump: Ushtria do përdoret për dëbimin e emigrantëve
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka konfirmuar në rrjetin e tij social se planifikon të përdorë ushtrinë amerikane për të kryer dëbimet masive të emigrantëve pa dokumente.
“E vërtetë!”, iu përgjigj Trump një komentuesi konservator që shkroi në profilin e tij se kreu i ardhshëm i shtetit ishte i gatshëm të shpallte emergjencën kombëtare dhe të përdorte forcat e armatosura për të udhëhequr “programin e dëbimeve në masë”.
Gjatë fushatës elektorale, Trump përsëriti zotimin e tij për të mobilizuar Gardën Kombëtare për të asistuar njësitë e Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat që do të kryejnë dëbimet.
Ai ka premtuar se do t’i nisë ato që në ditën e parë të marrjes së presidencës, që do të jetë më 20 janar të vitit 2025.