Lajme nga Bota

Trump zotohet të rrëzojë ligjin që i lejon fëmijët të ndryshojnë gjininë

Trump zotohet të rrëzojë ligjin që i lejon fëmijët

Trump është zotuar se do të hedhë poshtë ligjin e administratës së Biden që lejon fëmijët të ndryshojnë gjininë. 24 shtete të Amerikës e kanë të lejuar totalisht kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve hormonale për të ndryshuar gjininë tek minorenët.


Trump, me fitoren e tij, është shprehur se do ta ndalojë këtë fenomen, duke e konsideruar të paligjshëm tek minorenët.

Gjithnjë e më shumë, prindërit amerikanë, në emër të lirisë dhe vetëpërmbushjes apo të ndjerit vetvetja të fëmijës, i kanë lejuar ata të kryejnë procedura shndërrimi të gjinisë. Personazhe të famshëm kanë folur publikisht për fëmijët e tyre dhe përfshirjen në këtë proces gjithashtu.