Turqi/ Dënohen me burg të përjetshëm 22 ushtarakë që morën pjesë në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016

E Mërkurë 7 Prill 2021, 23:03
TiranaPost
22 ish-ushtarakë turq janë dënuar me burgim të përjetshëm ditën e sotme pasi u shpallën fajtorë për organizim dhe pjesëmarrje aktive në grushtin e shtetit të vitit 2016 kundër Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Të dënuarit nga Gjykata e Ankarasë janë pjesë e 497 ushtarakëve dhe ish-zyrtarëve të lartë që dyshohen si orkestruesit kryesorë të grushtit të dështuar të shtetit që zgjati për pak orë.
Ndonëse nuk janë publikuar emrat e të dënuarve, mediat turke raportojnë se bëhet fjalë për ushtarakët të cilët zaptuan televizionin publik turk TRT.
Tiranapost.al