Lajme nga Bota

Turqia hakmerret pas shpërthimit në Stamboll, sulme me bomba në Siri! 12 viktima

Turqia hakmerret pas shpërthimit në Stamboll, sulme me bomba në

Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët ishin goditur nga 25 sulme ajrore dhe se janë shkaktuar 12 viktima. Ministria turke e Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate tha se në shënjestër të sulmeve ishin bazat nga ku militantët kryenin sulme ndaj Turqisë.

Turqia hakmerret pas shpërthimit në Stamboll, sulme me bomba në

Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë.

"Ka ardhur ora e llogarisë," tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një postim në Twitter.