Lajme nga Bota

Turqia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin

Turqia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me Izraelin. Kjo është bërë e ditur nga raportimet në mediat turke.

“Qeveria e Republikës së Turqisë, e udhëhequr nga Tajip Erdogan, nuk do të mbajë apo zhvillojë marrëdhënie me Izraelin”, tha Erdogan.

“Turqia është padyshim kombi që ka reaguar më ashpër ndaj mizorive izraelite, duke përfshirë masa konkrete si ndërprerja e tregtisë”, tha lideri turk.


“Për sa kohë që dërgimi i armëve të vazhdojë, Izraeli do të jetë edhe më agresiv”, shtoi lideri turk, ndërsa Ankaraja së fundi nisi një iniciativë në Kombet e Bashkuara për të vendosur një embargo ndaj shitjes së armëve ndaj shtetit hebre.

Erdogan ua bëri këto komente gazetarëve në avionin e tij, pas vizitave të tij të fundit në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan.