Lajme nga Bota

Turqia ndryshon qëndrim, pro anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia ndryshon qëndrim, pro anëtarësimit të Suedisë

Në prag të Samitit të NATO-s që pritet të nisë nesër në Madrid, Turqia vendos të heqë veton dhe do të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Lajmi konfirmohet nga Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto i cili tha se të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në Madrid.


Turqia ishte një nga pengesat kryesore në rrugën që dy vendet nordike t’i bashkohen aleancës, me zyrtarët që më parë deklaruan se ishin të gatshëm të vononin anëtarësimin për më shumë se një vit nëse nuk merrnin garanci të kënaqshme se Finlanda dhe Suedia ishin të gatshme të adresonin mbështetjen për grupet kurde që Turqia i konsideron si organizata terroriste.