Lojë e vjetër e Turqisë! Këtë herë bllokon anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë
E Mërkurë 30 Nëntor 2022, 16:29
TiranaPost
Sa herë e ka bërë këtë, Turqia ka kërkuar një marrëveshje për veten e saj. Nuk dihet se cila është kërkesa e radhës dhe nëse ka të bëjë vërtetë me akuzat për mbështetje të terrorizmit, por Turqia po bllokon anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Dy vende për të cilat anëtarësimi është gjeopolitikë e pastër pas pushtinit të Ukrainës nga Rusia.
“Të dy vendet morën disa hapa, ne i kemi pranuar. Por nuk ka pasur asnjë hap në lidhje me kërkesat për ekstradimin dhe ngrirjen e aseteve terroriste,” tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një mbledhje të NATO-s në Bukuresht.