Lajme nga Bota

Twitter bllokon përgjithmonë Presidentin Donald Trump

Twitter bllokon përgjithmonë Presidentin Donald Trump

“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës”, tha Twitter.

Llogaria e Donald Trump u bllokua pas nxitjes së dhunës në Capitol Hill dhe në një rishikim të dytë është vendosur që të mos hapet më. Nuk dihet ende nëse Trump-it do t`i jepet mundësia të regjistrohet pa statusin e presidentit.

Po c`ndodhi në Capitol Hill?

Disa protestues Pro-Trump hynë në Kongresin amerikan teksa aty po punohej për kalimin e pushtetit nga Trump tek Biden. Synimi ishte ndalimi i këtij procesi. Trump u shkruante në Twitter "Ju Dua", protestuesve të cilët kishin me vete edhe armë. 

Nga ajo protestë mbetën 5 të vdekur mes tyre një polic dhe u arrestuan 52 njerëz.