Lajme nga Bota

Twitteri i parë i Joe Biden si president i Amerikës nga Potus: Pse po i drejtohem Zyrës Ovale

Twitteri i parë i Joe Biden si president i Amerikës nga Potus: Pse po

Menjëherë pasi mbajti fjalimin e tij, Joe Biden postoi mesazhin e parë si president i Amerikës ngafaqja zyrtare Potus.

Ai flet për trajtim të krizave me të cilat përballet Amerika, ndoshta jo vetëm. Joe Biden thotë se për këtë nuk ka kohë për të humbur dhe se kjo është arsyeja pse sot do ushtrojë të drejtën e ti duke u ulur zyrtarisht në karrigen e zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

"Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi. Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për të marrë të drejtën për të punuar, duke ndërmarrë veprime të rëndësishme dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane."

Twitteri i parë i Joe Biden si president i Amerikës nga Potus: Pse po

Joe Biden pritet të nënshkruajë 17 urdhra ekzekutivë këtë mbëmje, disa prej të cilave pritet të rikthejnë një numër politikash të epokës së Obamës dhe të tjerët do të kthejnë disa nga ato që ekipi i Biden i quan "dëmet më të mëdha" të Trump  dhe adminsitratës së tij.

Mes vendimeve është ai i rrjedhjes së fondeve për ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

*Tiranapost.al.