Lajme nga Bota

U kap duke parë video porno në Parlament, jep dorëheqjen deputeti britanik

U kap duke parë video porno në Parlament, jep dorëheqjen deputeti

Neil Parish, deputeti britanik i Partisë Konservatore të Kryeministrit Boris Johnson, i cili u pezullua një ditë më parë pasi një ministre konservatore kishte raportuar se e kishte evidentuar duke parë video pornografike në ambientet e Parlamentit, ka dhënë sot dorëheqjen. 65-vjeçari Parish mes lotësh dhe i tronditur ka pranuar se ka parë të paktën dy herë video pornografike në seancat plenare, duke e cilësuar këtë veprim si një moment çmendurie.

Parish u pezullua të premten nga Partia Konservatore. Ai gjithashtu mund të përballet me një hetim parlamentar.

Boris Johnson lidhur me këtë rast ka deklaruar se ishte qartësisht e papranueshme që dikush të bënte një veprim të tillë në vendin e punës. Kryeministri britanik inkurajoi dëshmitarët që të raportojnë sjelljen e deputetit në fjalë dhe të nisë sa më parë një hetim për veprimin e papranueshëm të tij.