Lajme nga Bota

U kapën me kokainë me vlerë 400 mijë paund dhe 340 mijë të tjera cash, arrestohen 4 shqiptarë në Londër

U kapën me kokainë me vlerë 400 mijë paund dhe 340 mijë

Katër anëtarë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të organizuar shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë londineze. Ata akuzohen për pastrim parash dhe trafik droge pasi u kapën 340,000 £ cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400,000 £.

Policia ka zhvilluar operacionin në disa adresa në Londër dhe Essex dhe ka vënë në pranga Rrustem Dautin, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucain, 32 vjeç, të cilët akuzohen për pastrim parash pasi u janë gjetur në një çantë afërsisht 100,000 £.

Në pranga po ashtu ka rënë Florian Meshi, 22 vjeç, për shkelje të imigracionit dhe trafik droge. Në shtëpinë e tij policia ka sekuestruar 140,000 £ dhe një agjent prerës për kokainën.

Në shtëpinë e Meshit policia po ashtu ka arrestuar një person të katërt, Azem Gashi, 26 vjeç, të cilit i janë gjetur 4 kile kokainë në banesë dhe 100,000 £.

Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

Artikulli i marrë nga NCA, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.