Lajme nga Bota

“U qëllua me automatik të telekomanduar”, zbardhen detaje të reja nga vrasja e shkencëtarit bërthamor iranian

“U qëllua me automatik të telekomanduar”, zbardhen detaje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh. Sipas agjensisë së lajmeve “Fars News” shkencëtari bërthamor, i cili u vra të premten në lindje të Teheranit është qëlluar me një automatik të telekomanduar.

Zyrtarët e lartë iranianë fajësojnë Izraelin, lideri suprem Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte shkencëtari kryesor bërthamor i vendit.

Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij në një makinë të blinduar, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba po godisnin një automjet. Ai kishte dalë nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur. Kur ai doli nga automjeti, një automatik me telekomandë hapi zjarr nga një Nissan që kshte ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh.

Shkencëtari është qëlluar të paktën tre herë dhe truproja i tij po ashtu u qëllua. Pas të shtënave makina shpërtheu në flakë dhe dyshohet se sulmi zgjati tre minuta.

CNN raporton ngjarjen, por shkruan se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë version të agjencisë së lajmeve “Fars News”.

*Artikulli i marrë nga CNN. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.