Lajme nga Bota

U shitën si në kohën e skllavo-pronarëve, 3 motrat në Indi i japin fund jetës

U shitën si në kohën e skllavo-pronarëve, 3 motrat në

Historia vjen nga India. Është tragjike, sepse ndodh në vitin 2022, si në kohën e skllavo-pronarëve.

Tre vajza - 25-vjeçarja Kalu Meena, 23-vjeçarja Mamta Meena dhe 20-vjeçarja Kamlesh Meena - iu shitën për martesë pronarëve të pasur të tokave, sepse prindërit e tyre ishin të varfër.

Të treja sot janë vetëvrarë, bashkë me fëmijët e tyre të vegjël. Dy prej tyre ishin shtatzënë, kurse motra e madhe kishte dy fëmijë, një vajzë 4 vjeçe dhe një tjetër 3-javëshe. Të gjitha u futën në një pus, por përpara aktit tragjik, lanë një mesazh në Whatsapp: “Më mirë të vdesësh, sesa të durosh torturat e përditshme… Ne po ikim, kështu që të gjithë të tjerët do të jenë të lumtur. Arsyeja e zgjedhjes sonë janë vjehërrit tanë”.

U shitën si në kohën e skllavo-pronarëve, 3 motrat në

Më e madhja nga tre motrat, Kalu Meena, e përballur me dhunën në familjen e burrit ishte përpjekur disa herë të kthehej në shtëpi te babai i saj, por pa sukses. Vajza ishte përpjekur të bindte babain të mos gabonte me dy motrat e saj, siç bëri me të, por ato patën të njëjtin fat.

Siç raportojnë mediat, bashkëshortët e vajzave, madje edhe familjarët e tyre i rrihnin rregullisht.

Babai i tre vajzave, pasi zbuloi se vajzat e tij ishin zhdukur, nisi një kërkim të dëshpëruar derisa kuptoi çfarë kishte ndodhur.

Tashmë janë arrestuar bashkëshortët e tre motrave dhe të gjithë familjarët e tyre të afërt.