Lajme nga Bota

Udhëheqësit botërorë shpresojnë për 'fillim të ri' pas largimit të Trump

Udhëheqësit botërorë shpresojnë për 'fillim

Udhëheqësit botërorë e kanë mirëpritur presidencën amerikane të Joe Biden, duke shprehur shpresë për rivendosje të marrëdhënieve pas katër viteve të trazuara nën presidencën e Donald Trump.

Kryeministra, presidentë dhe udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës përgëzuan Biden pasi ai u betua si president të Mërkurën.

Shumë thanë se prisnin të punonin me Biden për ndryshimin e klimës dhe Covid-19, si dhe për çështje të tjera.

Mesazhet e disa prej liderëve për Biden:

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson:

“Unë pres që të punoj me Biden dhe me administratën e tij të re, për të forcuar partneritetin midis vendeve tona dhe duke punuar në përparësitë tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimit të klimës, pandeminë dhe forcimi i sigurisë sonë transatlantike.”

Kryeministri Kanadez, Justin Trudeau:

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë këtë partneritet ndërsa ne luftojmë pandeminë globale Covid-19 dhe mbështesim një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike që do të ndërtohet më mirë për të gjithë. Ne gjithashtu do të punojmë së bashku për të avancuar veprimet klimatike dhe rritjen ekonomike, për të promovuar përfshirjen dhe diversitetin, dhe për të krijuar punë dhe mundësi të mira të klasës së mesme për njerëzit tanë duke kontribuar në demokraci, paqe dhe siguri në shtëpi dhe në botë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen:

“Shtetet e Bashkuara janë kthyer. Dhe Evropa është gati. Të rilidhemi me një partner të vjetër dhe të besuar, t’i japim jetë të re aleancës sonë të dashur. Unë pres që të punojmë së bashku me Joe Biden.”

Ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai:

“Kina pret të punojë me administratën e re për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe për të adresuar bashkërisht sfidat globale në shëndetin publik, ndryshimin e klimës dhe rritjen ekonomike.”

Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier:

“Ditë e mirë për demokracinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është përballur me sfida të jashtëzakonshme dhe ka duruar. Pavarësisht nga përpjekjet për të shkatërruar strukturën institucionale të Amerikës, punëtorët e zgjedhjeve dhe guvernatorët, gjyqësori dhe Kongresi, kanë dalë të fortë. Jam shumë i lehtësuar që sot, Joe Biden po betohet si president dhe do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë. Unë e di që shumë njerëz në Gjermani ndajnë këtë ndjenjë.”

Presidenti francez Emmanuel Macron:

“Urimet më të mira në këtë ditë më domethënëse për popullin amerikan! Ne jemi së bashku. Do të jemi më të fortë për t’u përballur me sfidat e kohës sonë. Më të fortë për të ndërtuar të ardhmen tonë. Më të fortë për të mbrojtur planetin tonë. Mirësevini përsëri në Marrëveshjen e Parisit!”

Ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov:

"Sapo u ktheva nga inaugurimi, dëgjova me vëmendje fjalimin e Biden, natyrshëm kërkova diçka në lidhje me politikën e jashtme, kryesisht Rusinë.

Unë do të doja të besoja se një kapitull i ri në zhvillimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fillon sot dhe natyrisht që fillon edhe një kapitull i ri në zhvillimin e marrëdhënieve Ruso-Amerikane. Të paktën, ne kemi folur vazhdimisht për kjo".

Kryeministri italian Giuseppe Conte:

“Ne po presim presidencën e Biden, me të cilën do të fillojmë të punojmë menjëherë në funksion të presidencës sonë të G20. Kemi një axhendë të fortë të përbashkët, duke filluar nga multilateralizmi efektiv që të dy duam të shohim, te ndryshimi i klimës, tranzicioni dixhital dhe përfshirja sociale”.

Kryeministri Australian Scott Morrison:

"Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë më të mirët e aleatëve ... Dhe kjo marrëdhënie është edhe më e rëndësishme sot se kurrë më parë, sigurisht në çdo kohë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ka shumë punë për ne së bashku, qoftë kjo në klimë, në energji, në sigurinë ndërkombëtare dhe më e rëndësishmja, siguria rajonale këtu në Indo-Paqësor dhe partneritetet e mëdha që kemi me kombet e Paqësorit Jugor".

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern:

"Ne kemi një investim të përbashkët në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe unë i mirëpres synimet e Presidentit Biden që SHBA të ribashkohet me Marrëveshjen e Parisit dhe të ndalojmë tërheqjen e saj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mesazhi i unitetit të Presidentit Biden ndërsa merr detyrën është ai që jehon me Zelandezët dhe në emër të Zelandës së Re, unë e uroj në presidencën e tij."

Papa Françesku:

"Nën udhëheqjen tuaj, populli amerikan mund të vazhdojë të marrë forcë nga vlerat e larta politike, etike dhe fetare që kanë frymëzuar kombin që nga themelimi i tij.

Unë i lutem Zotit, burimit të të gjithë mençurisë dhe së vërtetës, të drejtojë përpjekjet tuaja për të nxitur mirëkuptimin, pajtimin dhe paqen brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis kombeve të botës në mënyrë që të përparojnë të mirën e përgjithshme universale."

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.