Ukraina akuzon forcat ruse se po djegin fushat me grurë

E Diel 12 Qershor 2022, 20:02
TiranaPost
Ukraina ka akuzuar forcat ruse se po bombardojnë fushat e grurit.
Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, shihen ushtarët ukrainas që përpiqen të shuajnë zjarret për të shpëtuar të korrat ndërsa furnizimi me ushqime zvogëlohet.
Vendi përballet me mungesa masive ushqimore dhe një bllokadë detare ruse që e pengon atë të jetë në gjendje të eksportojë mallra bujqësore fitimprurëse.
E mbiquajtur 'shporta e bukës së Evropës', Ukraina ka disa nga tokat më pjellore të kontinentit - dhe furnizon me ushqim pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.