Lajme nga Bota

Ukraina fituese e Eurovizion-it, Zelenski: Do bëjmë gjithçka ta organizojmë festivalin në Mauripoul

Ukraina fituese e Eurovizion-it, Zelenski: Do bëjmë gjithçka ta

Eurovizion këtë vit u fitua nga Ukraina. Orkestra Kalush ngriti trofeun e këtij edicioni të festivalit europian të muzikës organizuar në Torino.

Në fund të performancës së tyre, grupi bëri thirrje për lutje për ndihmë ndaj Ukrainës dhe veçanërisht Mariupolit dhe zonës së uzinës së çelikut Azovostal ku ende ka të bllokuar ushtarë ukrainas dhe qytetarë.

Kjo fitore i jep të drejtën Ukrainës të organizojë shfaqjen e Eurovizion për viti 2023. Në rastin kur një vend nuk është në gjendje apo nuk dëshiron të organizojë festivalin, të drejtën e merr një vend tjetër.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski reaoi pas fitores duke thënë se vitin tjetër festivali do të mirëpritet në Ukrainë.

Ukraina fituese e Eurovizion-it, Zelenski: Do bëjmë gjithçka ta

“Kuraja e jonë i bën përshtypje të gjithë botës. Muzika jonë pushton Europën. Vitin tjetër do të mirëpresim Festivalin ne Ukrainë. Për herën e tretë dhe jo të fundit. Do të bëjmë gjithçka që ta organizojmë eventin në një Mariupol të lirë dhe të rindërtuar”, tha Zelenksy.