Lajme nga Bota

Ukraina i bën thirrje NATO-s: Veproni tani nëse doni të shmanget lufta me Rusinë

Ukraina i bën thirrje NATO-s: Veproni tani nëse doni të shmanget

Autoritetet në Ukrainë, vetëm një javë pasi kërkuar zyrtarisht që t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s, i ka bërë sërish thirrje perëndimit, duke thënë se në rast se nuk ka veprim të menjëhershëm përkundrejt manovrave ushtarake që Rusia po bën në kufirin e saj lindor, lufta është skenar i pashmangshëm.

“Të ndërmarrësh veprime kundër agresionit të Moskës, mund të duket si akt i rrezikshëm dhe me kosot, por çmimi i parandalimit do të jetë më i vogël sesa çmimi i luftës dhe më pas mitigimi i pasojave të veta”- ka thënë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në një konferencë për shtyp me kreun e NATO-s, Jen Stoltenberg që u zhvillua në Bruksel ditën e sotme.

Konkretisht, Ukraina rekomandon implementimin e saksioneve më të ashpra kundër Rusisë dhe investime të drejtpërdrejta në kapacitetet ushtarake mbrojtëse të Ukrainës.

Kujtojhmë se përgjatë ditëve të fundit, forca ushtarake ruse janë koncentruar në kufirin lindor të Ukrainës në një lëvizje të ngjashme me atë të vitit 2014, kohë kur Rusia aneksoi rajonin e Krimesë. Kjo ngre shqetësimet se Putin mund të jetë duke planifikuar një tjetër hyrje në territorin e Ukrainës për të marrë territorin e Donbasit, një zonë me prezencë shumë të fortë etnike ruse dhe që prej disa vitesh ndodhet në konflikt me Kievin.

Nga ana e tij, kreu i NATO, ka shprehur mbështetjen “e palëkundur” të aleatëve perëndimorë për Ukrainën dhe i ka bërë thirrje Moskës që të ndalë provokimet, duke shtuar se do të ketë “pasoja” në rast se përshkallëzon situatën.

Tiranapost.al