Lajme nga Bota

Ukraina merr fondin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria

Ukraina merr fondin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria

Ukrainës i është dorëzuar sot fondi i ndihmës prej 1 milion eurosh nga Shqipëria.

Ministri i Financave të Ukrainës, Sergy Marchenko ka bërë të ditur lajmin.

“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Sergy Marchenko.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka deklaruar se ky fond do të përdoret për shpenzimet prioritare të Ukrainës.