Ulu nëse ke nevojë të flasësh! Një ide si të ndihmohen ata që ndihen të vetmuar në kohë Covidi

Një stol i përshtatur për të ruajtur distancën në kohë Covidi, është vendosur në parkun britanik në Leeds për të gjthë ata persona që ndihen të vetmuar.
Stoli është 2.4 metër i gjatë dhe shpenzimet u mblodhën përmes Facebook-ut pasi një prej banorëve të zonës ngriti shqetësimin për një grua të moshuar e cila kishte kohë që nuk fliste me askënd. Stoli u përshtatet dy personave të cilët mund të ulen dhe të flasin me njëri-tjetrin kur të lehtësohen masat anti-koronavirusit.
Pranë stolit ndodhet një tebelë që lexon: Nëse ke nevojë të flasësh me dikë ose thjesht të qetësohesh, zi vend dhe bisedo, kështu takohen dhe njihen miqtë!
Nëntori është muaji ku në Britani u regjistrua niveli më i lartë i vetmisë, me më shumë se 4.2 milionë njerëz që pranuan se ndihen të vetmuar, apo që shumicën e kohës kanë qëndruar vetëm.
*Metro/ Tiranapost.al.