Lajme nga Bota

Uragani Fiona vret 8 njerëz në Puerto Rico

Uragani Fiona vret 8 njerëz në Puerto Rico

Uragani Fiona, një stuhi e fuqishme e Kategorisë 4, shkaktoi rrëmujë, dëme dhe viktima në Republikën Domenikane dhe Porto Rico. Pjesa më e madhe e territorit mbeti pa energji elektrike. 8 njeëz humbën jetën.

Uragani Fiona vret 8 njerëz në Puerto Rico

Pasi arriti në Puerto Riko të dielën, Fiona shkaktoi përmbytje shkatërruese dhe rrëshqitje të dheut në ishull.

Fiona pati erëra deri në 215 km në orë. Pritet që ditën e premte të arrijë në brigjet e Atlantikut, në Kanada.

Kurse Bermuda do të përjetojë më të keqen e stuhisë sot (të enjten) vonë në darkë.

Uragani Fiona vret 8 njerëz në Puerto Rico

Në Porto Riko, 40% e 3.3 milionë banorëve të ishullit janë ende pa ujë dhe tre të katërtat kanë mungesë të energjisë elektrike. Autoritetet po përcaktojnë shkallën e shkatërrimit dhe po mendojnë për rindërtimin.

Fiona mund të ketë shkaktuar të paktën tetë vdekje, duke përfshirë atë të një foshnjeje të sëmurë 4-muajshe, nëna e të cilit po mundohej të shkonte në spital, por rrugët ishin bllokuar.

Tiranapost.al