Lajme nga Bota

Urrejtje dhe përmbajtje pornografike online, Franca vendos ligjin e ri!

Urrejtje dhe përmbajtje pornografike online, Franca vendos ligjin e ri!

Në muajt e fundit, në Francë ka pasur debate të shumta rreth projektligjit që synon të luftojnë përmbajtje me urrejtje në internet, i njohur si "Ligji Avia". Drafti fillestar i ligjit u miratua dhe synonte të krijonte një kornizë të re ligjore për platformat në internet, të zbatueshme pavarësisht nga vendi i autorit të postimit dhe i bazuar mbi parimin themelor të respektimit të dinjitetit njerëzor. Ligji mban emrin e autorit Laetitia Avia.

Sidoqoftë, duke u shqyrtuar nga "Conseil Constitutionnel", autoriteti më i lartë kushtetues në Francë, u konstatua se ligji ishte në kundërshtim me të drejtën themelore të lirisë së shprehjes dhe u hodh poshtë.

Çfarë përcaktonte ligji?

Për platformat online: Detyrimin për të tërhequr çdo përmbajtje që lidhet me nxitjen e terrorizmit ose pornografisë së fëmijëve, që do bëhej nga një autoritet administrativ francez brenda një afati prej një ore.

Për platformat online, veprimtaria e të cilave në territorin francez tejkalon një prag të caktuar: Detyrimin për të hequr çdo përmbajtje me urrejtje ose seksuale të paligjshme të njoftuar nga dikush brenda 24 orëve.

Të gjitha ato detyrime u vendosën nën mbikëqyrjen e autoritetit rregullator francez të mediave, ndërsa penalitetet nisnin nga 250 mijë euro në 1 vit burg për ata që nuk zbatonin urdhrin.

Çfarë mbetet nga Ligji i ri?

Ligji i ri, i cili zbatohet nga 1 korriku, lejon krijimin e një gjykate të veçantë gjyqësore që monitoron shkrimet me përmbajtje urrejtjeje apo ngacmuese.

Në rast të shkeljes së detyrimit për heqjen brenda një afati 24-orësh të përmbajtjes, që lidhet me thirrjet terroriste ose pornografinë e fëmijëve, është penaliteti maksimal që shkon nga 75,000 € në 250,000 €.