Lajme nga Bota

Ursula von der Leyen rikthehet në Kiev. Këtë muaj rishikojmë kërkesën për vend kandidat në BE

Ursula von der Leyen rikthehet në Kiev. Këtë muaj rishikojmë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është rikthye në Kiev. Në një foto të postuar në Twitter, veshur me jelek antiplumb, shfaqet teksa shkon për të takuar presidentin Zelenksy.

Von der Leyen thotë se në Samitin e këtij muaji do të rishikohet çështja për statusin e vendit kandidat në BE, për Ukrainën. Samiti do të mbahet në 24-15 qershor.

Presidentja thotë se vendi ka bërë përparime dhe se do të jetë ndihmë për rindërtimin që do duhet në ditët në vijim.

Në disa zona të Ukrainës vazhdon lufta me forcat ruse. Në Kiev duket se jeta ka rifilluar normalisht. Shumica e njerëzve janë kthyer në punë dhe fabrikat kanë rifilluar punën.