Ushtria amerikane kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur një avion 80 milionë dollarësh
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjendjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti, për shkak të një defekti.
Avioni u zhduk nga radari mbrëmjen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti ka hasur një avari në mjetin fluturues dhe për këtë arsye u hodh me parashutë.
Incidenti është ende i paqartë, teksa autoritetet po kërkojnë përreth dy liqeneve në Chaleston për mbetje të avionit F-35B Lightning II.
Menjëherë pas ngjarjes, baza ushtarake në Charlston bëri një postim në X, ku e cilësoi si thelbësore ndihmën e njerëzve për gjetjen e avionit.
F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania ‘Lockheed Martin’, ai kushton plot 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit në luftën ajrore.