Lajme nga Bota

Carolina Giuliani: Jam vajza e Rudi Giuliani dhe ju kërkoj të mos votoni Trump

Carolina Giuliani: Jam vajza e Rudi Giuliani dhe ju kërkoj të mos

“Kam diçka të vështirë për të rrëfyer. Diçka që e tregoj zakonisht në takimin e dytë e jo në të parin. Babai im është Rudy Giuliani”, kështu e nis shkrimin e saj Carolina, vajza e avokatit personal të Trump dhe ish-kryetarit të bashkisë së New York City. 

Carolina i fton të gjithë të votojnë Biden duke treguar se e ka parë që fëmijë se ç`ka bërë politika “mizore” dhe “egoiste” siç ajo e quan, e Trump.

“I kam hyrë diskutimeve politike me babain tim që kur isha 12 vjeç, por ishte zhgënjyese të kuptoja se si nuk mund të bëja asgjë për të ndryshuar mendjen e tij".

Carolina rendit të gjitha kategoritë që janë prekur nga politika e Trump: LGBTI, emigrantët, njerëzit me ngjyrë dhe ata me aftësi të kufizuara. Sipas saj të gjithë e kanë edhe më të vështirë të gjejnë apo mbajnë vendin e punës.

Ajo tregon se si në 2016-ën vendosi të mos mjaftohej me debatet vetëm me të atin brenda katër mureve dhe të dilte publikisht në krah të Hillary Clinton në zgjedhjet e kaluara.

“Ajo që më frymëzon më shumë tek ish.Zv Presidenti Biden është se ai nuk ka frikë të rrethohet  nga njerëz që nuk bien dakord me të. Zgjedhja e Senatores Harris, që e sfidoi atë në zgjedhjet paraprake, flet shumë për mënyrën se çfarë presidenti gjithëpërfshirës do të jetë ai", thotë Carolina.

*Burimi Vanity Fair